Alda Klosi dhe sanitarja e saj Rozeta Dobi, janë shoqëruar këtë të mërkurë në prokurori.

Nga burgu i grave drejt institucionit të akuzës është shoqëruar Rozeta  Dobi, e pas saj është shoqëruar punëdhësja ish-zyrtarja Alda Klosi.

Shoqërimi i tyre është bërë me urdhër te hetuesve për ballafaqim të deklarimeve që ata kanë dhënë pas arrestimit.

Klosi ndodhen nën arrest me burg për akuzat e pastrimit të parave, fshehje pasurie dhe deklarim të rremë para policisë.

Ish-zyrtarja e kallëzoi pastruesen se i kishte vjedhur 120 mijë euro dhe 30 mijë dollar.

Megjithatë pastruesja Rozeta Dobi dhe i biri këmbëngulin se i morën paratë për ti ruajtur, e veç tyre edhe 400 mijë euro të fshehura në aspirator.

Kjo shumë e ka bindur prokurorinë se duhet të hetojë nëse ish-zyrtarja e lartë Klosi po pastronte apo jo para të fituara nga korrupsioni.

Në dosjen që Top Channel disponon përmendet dëshmia e pastrueses Dobi që sipas gjykatës përshkruan me detaje pasuritë e shefes. Pastruesja thotë se Alda Klosi e paguante 20 euro në ditë për mirëmbajtjen  banesës dhe se punonte pesë ditë në muaj tek ajo. Të gjitha bizhuteritë që keni gjetur në shtëpinë time janë të Alda Klositm thotë pastruesja më tej, dhe nuk e di ku i ka blerë, ashtu si edhe çanta “Valentino” që e mora te shtëpia e ish-burrit për t’ia dhënë.

Top Channel