Një peshkarexhë është fundosur  në ujërat e detit Jon këtë të martë.

Peshkarexha “Bashkimi” me tre persona në bord ka pësuar defekt. Tubat e shkarkimit janë carë dhe për pasojë pjesa e motorit ka marrë ujë.

Tre peshkataret që kanë qenë në bord e kanë pasur të pamundur që heqin ujin i cili bëri që anija të mbytet.

Ndërkohë kapiteni Flori Mezani ka dhënë njoftimin SOS dhe në ndihmë u ka ardhur Roja Bregdetare si dhe policia Kufitare, të cilët kanë bërë të mundur shpëtimin e tre peshkatarëve.

Këto janë pamjet që tregojnë momentet kur peshkatarët mbi pjesën e mbetur të anijes po prisnin të shpëtoheshin.

Anija 18 metra e gjatë kishte dalë sot në orët e para të ditës për peshkim dhe ishte duke gjuajtur në veri të ishullit të Sazanit tre milje detare larg tij.

Mjeti i lundrimit kishte bërë remont total vetëm pak kohë më parë dhe një hetim ka nisur për shkaqet e defektit në bord.

Top Channel