Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe homologu i tij në Malin e Zi Dritan Abazoviç gjatë konferencës për shtyp, të realizuar pas firmosjes së marrëveshjeve mes dy vendeve, kanë komentuar edhe takimin e rëndësishëm që Kurti-Vuçiç do realizojnë në Bruksel.

Abazoviç deklaroi se është pro marrëveshjes dhe dialogut që dy vendet do të realizojnë, pasi duhet të ketë stabilizim në rajon.

“Dy takime të rëndësishme. Ka të bëjë me armën e Ballkanit Perëndimor. Ne sot kemi nisur një mesazh që jemi të gatshëm për bashkëpunim, për të gjitha shtetet. Mali i Zi e përkrah marrëveshjen. Plani është i mirë, pasi duhet të kemi stabilizim në rajon. Jam mëse i sigurtë që në fund të gjithë do të jenë në dobi, nëse bëjmë diçka.

Çdokush do të jetë në humbje nëse do të vazhdojnë statusin që kanë tani me tensione dhe qëndrime. Ne mbështesim dialogun, marrëveshjen dhe atë që është armëria e trojeve të Ballkanit Perëndimor. Ne nuk mbështesim politikën e konflikteve. Mbështesim atë të mirënjohjeve të respektit e bashkëpunimit. Ne mbështesim dialogun”, tha kryeministri i Malit të Zi.

Në lidhje me dialogun që të dyja palët do të realizojnë në Bruksel, Rama u shpreh se çështja është midis tyre dhe se duhet të qëndrojë mes tyre.

“Shqipëria nuk është superfuqi siç është BE-ja apo SHBA-ja. Nuk na takon neve t’ju thotë pa dialog, me kushte, pa kushte, kjo është një çështje që i takon palëve në dialog. Janë ata që vendosin dhe kanë përgjegjësinë dhe paguajnë kostot e vendimmarrjeve të gabuara. Nuk ka absolutisht asnjë rrugë tjetër. Çdo rrugë tjetër është iluzion që i takohet popullit për politikë vota dhe luftëra të brendshme që nuk kanë lidhje me të ardhmen.

Shpresoj shumë që të çështja mes Serbisë dhe Kosovës të hyjë në rrugën e një dialogu pa kthim. Të jetë një çështje e të dyja vendeve dhe të mos jetë nevoja e superfuqive t’i marrin për veshi që sa herë zihen në oborrin e shkollës. Marrëveshja Franko-Gjermane është më e mira që ka qenë në tavolinë. Respektoj sovranitetin e të dyja palëve, kur vjen puna në këto raste është e pamundur. Qeverisë së Kosovës i uroj vendosshërmi dhe suksese”, deklaroi kryeministri i Shqipërisë.

Top Channel