Një aksident me pasojë lëndimin e një personi ka ndodhur pasditen e sotme në aksin nacional Lushnjë-Berat pranë Karbunarës.

Një 56-vjeçar i cili po udhëtonte me biçikletë është goditur nga një mjet tip “Toyota” me targa AB249CY.

I plagosur ka mbetur Ilmi Murati, banor i fshatit Barbullinjë, i cili është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës, jashtë rrezikut për jetën.

Sipas të dhënave paraprake, mësohet se ishte 56-vjeçari ai që ka dalë para mjetit me biçikletë dhe drejtuesi nuk ka mundur dot të shmangej.

Kalimi i këtij aksi në zona të banuara dhe tokave bujqësore si dhe mungesa e rrugës dytësore, bën që banorët të kalojnë me mjetet bujqësore dhe biçikleta, duke u bërë burim aksidenti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA