Zjarre në Vlorë e Fier, era përhapi flakët që dolën jashtë kontrollit

26/02/2023 15:12

Në Vlorë janë aktivizuar tre vatra zjarri në 24 orë. Ndërsa në malin e fshatit Dukat dhe  në Kaninë i fikën reshjet në orët e para të ditës, vatra e tretë që nisi në një fushë mbetjesh është shqetësuese.

Era e fortë përhapi flakët duke krijuar re tymi toksik mbi lagjen Kushtrimi te Vlorës. Banorët shprehen se nuk është e para herë që ndodh kjo duke na sjell shqetësime për shëndetin por edhe shumë prej tyre janë larguar nga shtëpitë për shkak të tymit.

“Torturë është ajo. Shihe se si e kanë mbushur me mbeturina. Vijnë ata që kanë bagëti dhe i hedhin këtu. Lagja matanë është mbytur, ka që në orën pesë zjarri”, tha një banor.

Fier:

Një zjarr ka përfshirë edhe kodrat me ullishte në Kuman të Fierit.Të favorizuara edhe nga era,  flakët janë përhapur me shpejtësi duke u shtrirë në një sipërfaqe të konsiderueshme.

“Ka marrë pjesë andej, por rrezikohet edhe më poshtë”, u shpreh banori.

Sipas llogaritjeve paraprake është djegur një sipërfaqe prej më shumë se 9 hektarë dhe 3 000 rrënjë ullinj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA