Djegia e mbeturinave në Vlorë bëhet problematike, flakët përfshijnë sipërfaqe të mëdha! Tymi shqetësues për banorët

26/02/2023 10:17

Djegia e mbeturinave është bërë situatë problematike për banorët e lagjes “Kushtrimi” në Vlorë.

Edhe ditën e sotme papërgjegjshëmria e personave që i vendosin flakën ka sjellë një situatë të rënduar mjedisor, ku periferia e Vlorës e lagjes “Kushtrimi” është e pushtuar nga re tymi.

Zjarri i ndihmuar dhe nga era e fuqishme e bën shumë të vështirë shuarjen e flakëve nga zjarrfikësit.

Top Channel