Një zjarr ka përfshirë paraditen e sotme kodrat me ullishte në Kuman të Fierit.

Të favorizuara edhe nga era flakët janë përhapur me shpejtësi duke u shtrirë në një sipërfaqe të konsiderueshme.

Menjëherë në vendngjarje pas lajmërimit të banorëve të cilët kanë pikasur zjarrin, kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Rroskovecit, Fierit e Patosit.

Sipas banorëve është hera e parë që kjo zonë përfshihet nga flakët ndërkohë që tymi është përhapur gjithandej.

Sipas llogaritjeve paraprake nga specialistët e bujqësisë është djegur një sipërfaqe prej më shumë se 9 ha ndërkohë që janë djegur 3000 rrënjë ullinj të rritur mbi 10-vjeçar.

Zjarri ka rënë në orët e para të mëngjesit dhe akoma nuk dihet shkaku. Menjëherë kanë mbërritur zjarrfikës të Roskovecit, Patosit dhe Albpetrolit.

Top Channel