Moti i keq në portin e Durrësit, tragetit i këputen litarët dhe përplaset me bankinën
26/02/2023 21:25
Trageti i linjës Durrës-Ankona “Af Claudia” ka këputur litarët gjatë manovrave për t’u nisur këtë mbrëmje për shkak të detit të trazuar me dallgë të larta si pasojë e motit të keq.
Trageti do të nisej rreth orës 19.00 po si rezultat i erës së fortë ka këputur litarët dhe ka prekur bankinën.
Kapiteneria e portit ka konfirmuar këputjen e litarëve nga era e fortë dhe në ndihmë të tragetit ka shkuar rimorkiatori dhe aktualisht trageti po përpiqet të dalë nga porti e të nisë lundrimin drejt Ankonës.
Ndërkohë, me daljen e tij pritet të futet në kalatë trageti i linjës së Barit që ka mbërritur me afro 12 orë vonesë.
Në Durrës dhe në të gjithë vendin, vazhdon moti i keq me erë dhe reshje shiu.
Top Channel