Hyri për t’i vjedhur pulat, 22-vjeçari në Kuçovë konfliktohet me pronarin e shtëpisë dhe e dëmton atë! 54-vjeçari në spital

26/02/2023 11:31
Foto ilustruese

Kuçovë/Informacion paraprak

Gjatë natës, në lagjen “11 Janari”, Kuçovë, shtetasi L.B., 54 vjeç, banues në Kuçovë, dyshohet se ka hyrë për të vjedhur në banesën e shtetasit B.Sh., 22 vjeç, banues Kuçovë

Në tentativë për të vjedhur disa shpend, shtetasi L.B, është konstatuar nga pronari i shtëpisë B.Sh., ku më pas janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Gjatë konfliktit është dëmtuar autori shtetasi L.B., i cili është dërguar në spital për ndihmë mjeksore.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel