Pikat e votimit zgjasin oraret për zgjedhjet presidenciale në Nigeri (fotot)

25/02/2023 19:28

Në konferencën e shtypit për te dhenat mbi zhvillimin e zgjedhjeve, kreu i komisionit zgjedhor të Nigerisë Mahmood Yakubu, tha sonte se një sulm me shpërthim në Guoza, kishte lënë disa të plagosur por jo viktima.

Yakubu përmendi se disa pika votimi do të qëndrojnë hapur përtej orareve zyrtarë për të lejuar që të gjithë të mund të votojnë.

Nigerianët votuan sot në zgjedhjet delikate mes tre kandidatëve, për të zgjedhur presidentin e ri të vendit me popullsinë më të madhe të Afrikës.

Mes votuesve kishte raportime për vonesa ose probleme teknike në disa nga qendrat e votimit.

Për herë të parë që prej fundit të regjimit ushtarak në 1999, një kandidat i tretë po sfidon dominimin e Buhari në pushtet me Partinë e Kongresit, dhe të opozitës kryesore Partia Demokratike e Popullit.

“Nigeria është në telashe, prandaj kemi nevojë për liderët më të mirë, këto zgjedhje mund të jenë një mundësi”, tha pastori John Fashugba, që votonte në Lagos.

Në disa pika votimi pati vonesa në hapje prej teknologjisë së identifikimit dixhital, siç ndodhi në Lagos, në portin jugor të Harcourt, dhe disa zona të tjera, sipas rrjeti AFP.

Presidenti Muhammadu Buhari, ish-komandant ushtrie u tërhoq pas dy mandatesh, mes kritikave se kishte dështuar në premtimet e tij për Nigerinë.

FOTO GALERI
1/5
Nigerianët votuan sot në zgjedhjet delikate mes tre kandidatëve, për të zgjedhur presidentin e ri të vendit me popullsinë më të madhe të Afrikës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA