Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Krumë – Kukës.

Në vendin e quajtur “Qaf Tobli”, drejtuesi i automjetit tip “Volkswagen Passat”, Z. S., ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.

Si pasojë ka humbur jetën bashkëshortja e tij, 61 vjeçarja F. S. Drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime dhe është dërguar në spitalin e Kukësit për ndihmë mjekësore.

Sipas policisë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

“Has/Informacion paraprak. Më datë 25.02.2023, në aksin rrugor Krumë -Kukës, në vendin e quajtur “Qaf Tobli”, shtetasi Z. S., duke drejtuar automjetit tip “Volkswagen Passat”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga, ka humbur jetën bashkëshortja e tij, shtetasja F. S., 61 vjeçe, ndërsa drejtuesi i mjetit është dërguar në spitalin e Kukësit për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, sipas njoftimit të policisë.

Top Channel