Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim tha gjatë aktivitetit të mbështetje të Ukrainës që po mbahet sot në Tiranë se Amerika do të jetë në krah të saj për sa kohë do të jetë e nevojshme.

Ajo ishte pjesë e marshimit që nisi nga rruga “Ukraina e Lirë” dhe përfundoi në bashkinë e Tiranës.

Kim: Ne do të jemi me popullin e Ukrainës, me këto parime për sa kohë nevojitet, presidenti Biden i kujtoi botës se Putin e kishte tërësisht gabim, ai mendonte se Ukraina ishte e dobët, ai gjeti popullin më të fortë të mundshëm, ai mendonte se perëndimi ishte përçarë të gjithë ne besojmë në liri dhe liritë, ai mendoi se mund të qëndronte më gjatë se ne e kishte gabim, populli i Ukrainës ka mundur t’Ja dalë mbanë pavarësisht sfidave, nuk është vetëm Tirana që qëndron me Ukrainën, por është Shqipëria, nuk është vetëm Shqipëria por Shtetet e Bashkuara, e gjoithë bota mbarë. Bota e di dhe ne e kemi parë ne nuk do e harrojmë vendet si Buça, Mariupol, dhunën seksuale, kampet, vrasje në masë nga Kremlini, do qëndrojmë së bashku të sjellim drejtësi dhe liri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA