Fundjava sjell përkeqësim të motit në të gjithë bregdetin shqiptar.

Bazuar në parashikimin e situatës hidrometeorologjike përgjatë bregdetit shqiptar, Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar se duke nisur pas orës 22:00 të së premtes dhe gjatë fundjavës, në datat 25 – 26 shkurt, do të ketë përkeqësim të motit.

Era parashikohet të jetë e fortë me drejtimin jug-juglindje. Sipas autoritetit detar, era do të arrijë deri në forcën 7-8 ballë me shpejtësi deri 30 – 35 metra për sekondë. Kjo do të sjellë dallgëzim të fortë të detit me lartësi dallge nga 2.50 deri 3.50 metra.

“Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese”, thuhet në njoftimin e DPD-së.

Kjo situatë detare do të diktojë vecanërisht sektorin e peshkimit, që ka pezulluar aktivitetin, gjuetinë në det të hapur deri në qetësim të detit. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike do të jetë mbas datës 27 shkurt.

Top Channel