Emri/ Plagoset me armë zjarri një person në Vlorë, dërgohet në spital në gjendje të rëndë Blegtorët në fshatrat Myzeqesë po ndihen të rrezikuar, janë të shumtë stanet me të imta që ditët e fundit janë bërë prehë e grabitqarëve.
Tufa me ujq që dalin nga pylli sulmojnë stanet,mbytin dhe grabitin bagëtitë e fermerëve edhe kur ato janë në kullota.
Top Channel ka siguruar pamje nga kamerat e sigurisë ku duket një tufë me ujq duke sulmuar bagëtitë.
Sali Duzha, 64-vjeçari qe ka ngritur biznesin e tij në fushat e Darzezës shprehet se bagëtitë janë sulmuar disa herë brenda pak muajve.
Duzha tregon se vetëm brenda një nate tufa e ujqërve që vepronte si një ushtri e mirëorganizuar pasi ka eleminuar qentë e stanit kanë vrarë rreth 30 shpendë e më pas janë futur në stallën e deleve dhe kanë rrëmbyer 12 krerë dele dhe qengja të vegjël.
Edhe më parë kopetë e bagëtive në këto zona janë sulmuar nga egërsira, ndërsa dy vitet e fundit ky fenomen sa vjen edhe shtohet. Jenë të shumtë stanet që janë sulmuar tregon Duzha, dhjetëra krerë me bagëti në këtë zonë kanë rënë prehë e egërsirave.
Blegtori bën thirrje për ndihmë pasi ujqit janë shtuar shumë, dhe tani rrezikojnë jo vetëm bagëtitë, por edhe jetën e banorëve që punojnë dhe jetojnë në fushat afër pyllit.
Top Channel