Partnerja e shqiptarit 34-vjeçar që mbeti i vrarë në Mykonos në orët e para të së hënës ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike.
E reja ka folur për emisionin grek “Tlive”, duke u shprehur se i dashuri i saj shqiptar ishte i mrekullueshëm dhe kishte zemrën e një fëmijë.
“Yiannis kishte zemrën e një fëmije të vogël. Ai ishte fëmija im, kështu e quaja. Reagonte si një fëmijë i vogël, ai ishte i mrekullueshëm”– tregon ajo.
E dashura e viktimës është shprehur se e njihte vajzën për të cilën ka ndodhur sherr mes të rinjve në lokal.
“Të premten folëm për herë të fundit . Më tha të dua dhe u zemërua për diçka. Dhe për inat nuk folëm. Ai vetëm më tha se më do. Nga sa më thanë, atë natë ai u përlesh me vajzën. Ai ishte vetëm kokëfortë, nuk donte që të më shqetësonte askush”, ka shtuar ajo, duke thënë se e ka njohur vajzën për të cilën ka ndodhur keqkuptimi .
Për marrëdhënien që 34-vjeçari kishte me autorin , partnerja e viktimës tha: “E dija që komunikonin, që po flisnin… E dija, domethënë mbaj mend që në verë kishin dalë për të pirë. E dija që njiheshin” ndërsa për natën fatale tha se “e dija që ka shkuar vetëm. Ai donte një jetë të re, nuk donte të ishte më në Mykonos, donte të vinte në Selanik, nuk mundi më”.
37-vjeçari shqiptar i vrarë quhet Pëllumb Islami, por të gjithë e thërrisnin Sandri dhe sipas informacioneve ishte me profesion hidraulik. Sipas policisë greke, gjithçka nisi pas një konflikti rreth orës 23:40, që disa klientë shqiptarë patën mes njëri-tjetrit në ambientet e një lokali.
Shumë shpejt sherri degjeneroi në përplasje fizike, e në vazhdim njëri prej tyre nxori një pistoletë që mbante me vete dhe qëlloi me armë ndaj grupit kundërshtar. Plumbat plagosën një prej klientëve që ndodhej në lokal, i cili nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen. Ai u dërgua në spitalin KAT me plagë në gjoks dhe shpatull, por mjekët nuk mundën ta shpëtonin.
Top Channel