Këtë të enjte në vendin tonë pritet një përkeqësim i lehtë i kushteve atmosferike për shkak të depërtimit të masave ajrore më të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës të dendura në pjesën më të madhe të territorit.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi deri në 5m/sek duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jonë të jetë i ulët i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:në zona malore 1 deri 19°C, në zona e ulëta 1 deri 20°C dhe në zona bregdetare 6 deri 19°C.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA