Lejonin kalimin e personave që s’mund të udhëtonin në zonën Shengen/ Lihen në burg 6 policët e portit të Durrësit

23/02/2023 14:45

Ka përfunduar seanca gjyqësore për gjashtë punonjësit e policisë së Portit të Durrësit të cilët u arrestuan nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pasi për ta u zbuluan shkelje të kryera gjatë ushtrimit të detyrës.

Në përfundim gjykata ka vlerësuar të vlefshme masën e arrestit me burg për 6 inspektorët, Kalosh Sula 57 vjeç, Luan Çelaj 32 vjeç, Marsel Farruku 30 vjeç, Naim Kadrimi, 60 vjeç; Isamedin Vranesi 28 vjeç dhe Eduart Matmuja 48 vjeç.

Dy ditë më parë Gjykata e Shkallës së Parë Durrës caktoi masën e sigurimit “Arrest me burg” për gjashtë efektivë të Portit të Durrësit.

Nga hetimet e kryera rezultoi se punonjësit e policisë lejonin hyrje-dalje të personave të cilëve u ndalohej udhëtimi në zonën Shengen në këmbim të vlerave monetare, të cilat varionin nga 5 deri në 100 euro.

Top Channel