Misioni i ekspertëve të UNESCO-s kundërshton kategorikisht ndërtimet në hapësirën e zonës së mbrojtur në Parkun Drilon-Tushemisht, buzë liqenit të Ohrit.   

Kjo zonë e mbrojtur rrezikon të dëmtohet nga një numër të konsiderueshëm ndërtimesh në hapësirën mes Drilonit dhe fshatit turistik të Tushemishtit.

Hiqni përgjithmonë nga projekti i zhvillimit të turizmit në Burimet e Drilon, opsionet për ndërtime në fushat bujqësore përgjatë burimeve, ndërtimin e Muzeut të Liqenit ose ndonjë ndërtese tjetër në majë të kodrës…”, udhëzoi UNESCO.

Por shqetësimi i UNESCO-s duket se nuk është marrë parasysh edhe pse ministria e turizmit dhe mjedisit shprehet në një përgjigje për Top Channel se projekti është diskutuar me administratën e zonave të mbrojtura,  me bashkinë Pogradec dhe UNESCO-n.

Por nënkryetari i Bashkisë së Pogradecit, Paskalino Zyko mohon impaktin në mjedis.

Plani i detajuar i zhvillimit është miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit në dhjetor të vitit 2020 dhe në bazë të tij, Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim po zbaton një projekt për rikualifikimin e parkut të Drilonit.

Në një reagim më herët për BIRN  Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillimin, AADF  konfirmoi se ishte angazhuar në rikualifikimin e zonës pranë burimeve të Drilonit, por mohoi çdo përfshirje me projektin e ndërtimeve në hapësirën mes Drilonit dhe Tushemishtit.

Top Channel