Shqipëria do të mbështesë Turqinë me ndihmën prej 1 mln eurosh, pas tërmetit të rëndë ku humbën jetën bi 46 mijë persona e ku mbetën të plagosur mijëra të tjerë.

Vendimi është bërë me dije pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave ditën e sotme, ku u vendos ndihma ndaj shtetit turk në shenjë reciprociteti për mbështetjen që Turqia i ka dhënë vendit tonë pak vite më parë.

“Kam kënaqësinë të hap këtë komunikim me mediat me një lajm shumë të mirë, pasi është miratuar  vendimi për dhënien e ndihmës humanitare nga Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë për mbështetje ne  qeverisë së Turqisë për dëmet e shkaktuara nga tërmeti I datës 6 shkurt 2023. Kjo vjen në vijim të gjithë ndihmave të dhëna nga shteti ynë si me personelin e kërkim shpëtimit dhe mjeteve të ndryshme. Nëpërmjet këtij vendimi synohet dhënia e ndihmës prej 1 mln eurosh, për mbështetje  e Turqisë për dëmet e shkaktuara nga tërmeti, kjo është një shenjë reciprociteti për ndihmën që Turqia i ka ofruar Shqipërisë disa vite më parë.”- tha Megi Fino.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA