Është ndëshkuar dhuna e përdorur ndaj politikanit dhe pedagogut shqiptar Petraq Milo nga efektivët e policisë malazeze, ku dy prej tyre kanë rënë në pranga ditën e sotme.

Pas videos së publikuar ku përdoret dhunë ndaj Milos, është bërë me dijë nga mediat malazeze se efektivët janë arrestuar dhe po hetohet ngjarja.

Prokurori i Ulqinit urdhëroi policinë që të arrestojë efektivët Nikolla Boljeviç dhe Dragan Shqekiç, të cilët dyshohet se janë autorë të incidentit të ndodhur më 15 janar në pikën kufitare Sukobin – Muriçan.

Drejtoria e Policisë (UP) në Mal të Zi mbrëmë ka njoftuar se është duke u zhvilluar procedura për përcaktimin e përgjegjësisë së zyrtarëve të Drejtorisë së Policisë, si dhe procedura para Departamentit për Kontroll të Brendshëm të Policisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme. (MUP).

Milo ka rënë pre e veprimeve arbitrare e dhunës së një punonjësi të doganës malazeze së bashku me familjen e tij mes pretendimeve se nuk kishte respektuar radhën në kufi.

Ngjarja ka ndodhur në 15 janar në pikën kufitare Sukobinë-Muriqan, afër Ulqinit, por është bërë publike vetëm sot.

 

 

Top Channel