Një pallat është përfshirë nga flakët në Tiranë, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Qytetarët janë panikosur, ndërsa policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendngjarje.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:00, ka rënë zjarr në katin e 6-të të një pallati, në rrugën “Abdyl Frashëri”.  Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse.  Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

Top Channel