Shqipëria do të marrë pjesë në katër misione ndërkombëtare të NATO-s së shpejti.
Lajmin e ka bërë me dije ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ku u miratuan të katërta projektvendimet e iniciuara nga Ministria e Mbrojtjes.
“Katër projektvendime të iniciuara nga ministria e Mbrojtjes janë miratuar sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, dy prej tyre ishin miratimi për pjesëmarrjen në operacione ndërkombëtare konkretisht për pjesëmarrjen e FA në operacionin e NATO-s në Mesdhe ku do të marrim pjesë me një anije ushtarake me 21 vetë personel nga forcat ushtarake detare, misioni I dytë është një mision në kuadrin e forcave shumëkombëshe të vëzhgimit në Sinai të Egjiptit. Bëhet fjalë për tre oficerë të policisë ushtarake që do të jenë pjesë e këtij misioni. Sot Shqipëria është aktive në shtatë operacione ndërkombëtare kryesisht të NATO-s por edhe të SHBA-së. Jemi krenarë të jemi aleat të NATO-se dhe nuk duam të jemi përfitues por edhe kontributor duke importuar dhe eksportuar paqe dhe siguri. Janë edhe dy projektvendime të rëndësishme që lidhen me fatkeqësitë natyrore e para është strategjia kombëtare për zvogëlimin e riskut të fatkeqësive, pasi kemi hartuar hartën e vlerësimit të rrisqeve, kemi identifikuar gjashtë rrisqe që janë tërmetet, përmbytjet, rrëshqitjet e dheut dhe të tokës, epidemitë apo pandemitë, rreziqet teknologjike, tani kemi miratuar strategjitë se si do ti menaxhojmë duke I dhënë më shumë theks parandalimit. Projektvendimi I katërt ishte miratimi I marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për mbështetjen e sistemit të mbrojtjes civile me një hua koncesionare prej 30 mln eurosh. Tani jemi gati për të kaluar në ratifikimin e kësaj marrëveshje.”- tha Peleshi.
Top Channel