Në kërkim ndërkombëtar për kultivim kanabisi, ekstradohet nga Italia drejt Shqipërisë 31-vjeçari

21/02/2023 14:41

Një 31 vjeçar është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë pasi ishte në kërkim ndërkombëtar për kultivim kanabisi.

Gj . K., banues në Shkodër është i akuzuar për kultivimin e 1100 bimëve kanabis. Këto bimë ai i ka kultivuar në territorin e fshatit Pult të Shkodrës, të cilët janë gjetur dhe asgjësuar nga kontrolli i policisë në vitin 2016.

31 vjeçarit i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

“Interpol Tirana/ Ekstradohet nga Italia drejt Shqipërisë, një shtetas shqiptar, i akuzuar për kultivimin e rreth 1100 bimëve kanabis, në një fshat të Shkodrës. Në kuadër të bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar që fshihen në këto dy vende dhe ekstradimin e tyre në vendin ku ata kanë kryer veprën/veprat penale, është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë, shtetasi Gj. K., 31 vjeç, banues në Shkodër. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër i ka caktuar 31-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”,  Shtetasi Gj. K. dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, në vitin 2016 ka kultivuar në territorin e fshatit Pult, Shkodër, rreth 1100 bimë narkotike kanabis, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga Policia, gjatë kontrollit të territorit të këtij fshati”, sipas njoftimit të policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA