Karnavalet e Spanjës/ Qyteti Cadiz mbushet me admirues

21/02/2023 20:28

Moti i keq nuk do pengojë në fundjave adhuruesit e karnavaleve ne Spanjë te marrin pjesë në festimet qe zhvillohen ne CADIZ Kadiz.

Ky qytet besohet se është me i vjetri në Europë dhe është krijuar nga fenikasit 1100 vite para Krishtit.

Kadiz dallohet për sezonin e karnavaleve. Me mijëra persona mblidhen në qytetin spanjoll për të festuar.

Festa zgjat për 10 ditë deri në fund të shkurtit dhe është karnavali më i madh në Spanjë, dhe që kulmon të dielën me një paradë të madhe.

Fishekzjarrët, ushqimi, garat dhe kërcimet zhvillohen gjatë gjithë paradës së pjesëmarrësve në këto karnavale

Top Channel