Aktorja 25-vjeçare tregoi për The Hollywood Reporter për një konflikt që kishte me dikë që i kërkoi autograf në Festivalin e Filmit Sundance, pasi ai u përpoq ta detyronte të firmoste fotot e saj provokuese.
“Zakonisht nuk u flas, por më ofenduan. Ishte ky djaloshi dhe po nxirrte fotot para meje dhe unë hodha sytë për një sekondë dhe ishte një foto e imja nga kopertina ime e revistës GQ,” shpjegoi Thorne.
“Është super seksi dhe prapanica ime është jashtë dhe kam veshur të brendshme dhe jam “topless”. I thashë se nuk do ta firmosja dhe ai e hoqi dhe më pas ma dha përsëri. Unë i thashë, ‘Jo, nuk e firmos’.”
Thorne tha se ai më pas i dha asaj një foto tjetër provokuese për ta firmosur.
“Nuk më pëlqeu. Ishte e papërshtatshme”, tha ajo.
“Kishte disa foto të një fushate e Candies që bëra kur isha 16 vjeç dhe ishte e qartë se ai donte që unë të firmosja gjëra që shiheshin si seksi dhe madje edhe e mitur dhe unë i thashë: ‘Më jep diçka tjetër.”
Ajo tha se kërkuesi i autografit e pyeti: “A nuk janë të gjithë seksi?”
“Ishte thjesht se isha nën 18 vjeç dhe është e papërshtatshme”, shtoi ajo.
Top Channel