Ky është automjeti tip “BMW X6” në të cilën ditën e sotme u gjetën tre armë zjarri dhe lënde djegëse, të bëra gati për kryerjen e një krimi.

Siç duket në video automjeti, ndodhej brenda një godine të braktisur, në afërsi të së cilës ndodhet një kosh mbeturinash ku u gjet një çantë, brenda së cilës kishte një armë zjarri pistoletë.

Burimet bëjnë me dije se zona survejohet e gjitha nga kamerat dhe policia ka sekustruar pamjet filmike, me të cilat do të mund të zbulohen detaje të tjera thelbësore nga ngjarja.

 

Top Channel