Qindra hektarë pyje e kullota përfshihen nga flakët në Klos, terreni i vështirë bën të pamundur ndërhyrjen

19/02/2023 13:39

Përfshihen nga flakët qindra hektarë pyje e kullota në Klos.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se zjarri është afruar edhe në aksin nacional “Qafë e Buallit-Klos” dhe po përhapet pasi favorizohet edhe nga era e fortë.

Zjarrfikësit kanë vështirësi të ndërhyjnë për shkak të terrenit të vështirë ndërsa avancimi I zjarrit po kalon edhe në territorin e bashkisë së Bulqizë.

Për shkak të zjarrit të fortë i gjithë qyteti Bulqizës është mbuluar nga tymi.

Top Channel