Një hotel lundrues është duke strehuar të prekurit nga tërmeti në rrethin Iskenderun të Hatay-t, një nga zonat më të prekura nga tërmeti në Turqi.
Mediat në vend raportojnë se anija e cila mban flamurin “Gemini” është përgatitur për strehimin e personave që kanë mbetur pa çati pas lëkundjeve shkatërruese të 6 shkurtit.
Një anëtar i ekuipazhit është shprehur se ekipi i tij po mundohen që të përgatisin një ambient të ngrohtë për njerëzit e strehuar. Sipas tij, në bord ka personel shëndetësor dhe ofrohen tre vakte në ditë, ujë i ngrohte dhe kushte të tjera sanitare.
Anija ka 400 kabina dhe një kapacitet prej 1 056 shtretërish dhe thuhet se për t’u kujdesur për qytetarët e strehuar janë angazhuar 200 vetë personel.
Sipas autoriteteve numri i viktimave nga tërmeti ka arritur në mbi 45 mijë, nga këta 40,642 në Turqi. Bilanci pritet të rritet duke patur parasysh se nga tërmeti janë shkatërruan 345,000 apartamente dhe shume njerëz rezultojnë ende të zhdukur. Në Siri, autoritetet thonë se kanë humbur jetën 5800 persona, megjithatë shifra nuk ka ndryshuar për ditë të tëra.
Futbollisti nga Gana Christian Atsu është gjetur i vdekur në ndërtesën ku jetonte në jug të Turqisë, një javë pas tërmetit, njoftoi sot agjenti i tij turk.
Kreu i Programit Botëror të Ushqimit i kërkoi autoriteteve në veripëndim të Sirisë që t’i jepnin fund pengimit të qasjes në zonë, ku do t’i ofrohet ndihmë qindra mijëra njerëzve të dëmtuar nga tërmeti. Javën e kaluar agjencia tha se po i mbaronin rezervat në veriperëndim të Sirisë dhe kërkoi që hapeshin më shumë pika kalimi në kufirin me Turqinë.
Që prej së premtes, 143 kamionë me ndihma të Organizatës së Kombeve të Bashkuara kanë kaluar në zonën e kontrolluar nga rebelët në veri-perëndim të Sirisë, pas rifillimit të operacioneve të ndihmës në 9 shkurt, njoftoi zëdhënësi i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin dhe Cështjet Humanitare.
“Ne po përshkallëzojmë operacionin ndërkufitar të ndihmës dhe po planifikojmë të dërgojmë më shumë kamiona çdo ditë,” tha ai.
Top Channel