Të veshur me të zeza e me lule në duar/ Banorët të tronditur shkojnë në ceremoninë mortore të 50-vjeçarit

18/02/2023 10:29

Banorët e në fshatit Zvezdë të Maliqit janë shprehur të tronditur nga ngjarja e rëndë e një dite më parë.

Babai vrau djalin me çekiç, pasi ai tentoi ta hidhte në pus.

Viktima, Hamdi Bylykbashi i divorcuar nga bashkëshortja, jetonte jashtë shtetit, ndërsa kishte disa muaj që ishte kthyer nga Franca.

Ai konsumonte alkool çdo ditë, ndërsa një ditë më parë, është konfliktuar me babanë duke tentuar ta shtyjë në pus, ndërsa ky i fundit i është kthyer duke e goditur me çekiç.

Babai i viktimës, Shefki Bylykbashi është vënë në prangat e policisë, si I dyshuari kryesor për ngjarjen e rëndë.

50- vjeçari ndërroi jetë gjatë transportimit për në spitalin e Korçës, nga dëmtimet që kishte marrë në kokë.

Fillimisht familjarët e tij kanë deklaruar se 50-vjeçari, duke qenë në gjendje të dehur, ishte rrëzuar aksidentalisht në banesën e tij dhe për pasojë kishte marrë dëmtime në kokë.

77-vjeçari akuzohet për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Banorët të veshur me të zeza dhe me lule në duar kanë shkuar në ceremoninë mortore.

 

Top Channel