Me ftesë të shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell drejtuesit e Kosovës dhe Serbisë do të takohen në Bruksel me 27 shkurt.

Por fillimisht takime të ndara me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të mbajë i dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak. Takimi do ketë temë diskutimi propozimin e Bashkimit Evropian e që në Kosovë nga kjo pritet të ketë vetëm dakordime për hapat tutje.

Por, në këtë fazë, Qeveria e Kosovës është jotransparente në atë se çka përmban plani, përkundër që përgjithësisht Kurti ka njoftuar në Kuvend për pikat që përmbante versioni i parë.

Kurti e Vuçiç kanë deklaruar se e kanë pranuar në parim planin e Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, por që kanë shtuar se duhet të vazhdojë diskutimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA