Ngjarja e rëndë në Zvezdë/ Banorët: Nuk janë persona problematikë! Kryeplaku: Babai i viktimës kishte sklerozë

18/02/2023 10:51

Banorët e fshatit Zvezdë janë shprehur të tronditur për vrasjen e 50-vjeçarit nga babai i tij për vetëmbrojtje.

Banorët: Të dy babë e bir nuk janë problematikë, nuk e dimë çfarë ka ndodhur brenda në shtëpi, dëgjuam që ishte rrëzuar por nuk e dimë qartë çfarë ka ndodhur. Nuk dimë të kenë patur probleme.

Ndërsa kryeplaku i fshatit Zvezdë u shpreh se viktima kishte probleme me alkoolin, ndërsa babai i tij kishte sklerozë.

Kryeplaku i fshatit Zvezdë : Dje më lajmëruan për ngjarjen që kishte ndodhur. Thanë që ishte rrëzuar, erdhi ambulanca, nëna iku bashkë me ambulancën më pas na lajmëruan që kishte ndërruar jetë në spital. Viktima kishte probleme me alkoolin, kishte 2 vite që kishte ardhur nga Franca ishte i divorcuar, edhe babai kishte sklerozë.

Top Channel