Mjekët endokrinologë japin alarmi se një mediakement që jepet për trajtimin e pacientëve me diabet dhe ata obezë po përdoret  pa recetë nga  vajza dhe djem të rinj të cilët duan të dobësohen.

Por mjekët thonë se ky medikament ka efekte anësore  dhe nuk mund të përdoret nga çdo person.

Por  një tjetër problem edhe më i madh është krijuar për pacientët me diabet pasi është krijuar mungesë tregu.

Sipas  profesor Totit, ky injeksion po aplikohet në shumë klinika private të cilat e kanë siguruar në mënyrë kontrabande ose jo pa llogaritur për dëmin që shkaktojnë tek pacientë që kanë si qëllim vetëm dobësimin.

Mjekët endokrinologë i kërkojnë strukturave shëndetësore të ndërhyjnë menjëherë për të frenuar këtë fenomen pasi po dëmtohen të dyja palët nga njëra anë pacientët me diabet që nuk e gjejnë më në treg dhe nga ana tjetër pacientët e shëndetshëm rriskojnë nga efektet anësore.

 

 

 

Top Channel