Operacioni policor “Pasojat” çon në pranga 35-vjeçarin që transportonte emigrantë nga vendet e Lindjes, për të kaluar drejt vendeve të BE-së, në kundërshtim me ligjin.

Në përpjekje për t’iu shmangur Policisë, automjeti që drejtonte Besmir Pjetri, 35 vjeç, banues në Mamurras përplasi 4 automjete të tjera.

Në aksin rrugor “Plepa – Durrës” ku u bë ndalimi itij në automjeti i gjetën 8 emigrantë nga vendet e Lindjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit”.

Top Channel