Foto ilustruese

Një sherr me thika ka ndodhur pasditen e sotme në Shijak, ku ka mbetur i plagosur një 23-vjeçar.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, në lagjen”Popullore”, ku dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, midis shtetasit B. K., 23 vjeç dhe shtetasit R. M., 20 vjeç, dyshohet se shtetasi R. M, ka plagosur me mjet prerës (thikë), 23-vjeçarin, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shijak/Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, në lagjen”Popullore”, Shijak, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, midis shtetasit B. K., 23 vjeç dhe shtetasit R. M., 20 vjeç, dyshohet se shtetasi R. M, ka plagosur me mjet prerës (thikë), 23-vjeçarin, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës për kapejen e autorit.

Top Channel