Eksporti i mishit të qingjit drejt Arabisë Saudite, qe një hap i rëndësishëm për tregtinë e jashtme të këtij produkti.
Cilësia e mishit vendas dhe Open Ballkan do të sillte zgjerimin e tregjeve të reja për fermerin shqiptar. Por blegtoria nuk përfundoj këtu zv/ministri i Bujqësisë Arjan Jaupllari thotë se sfida e radhës është eksporti i nënprodukteve të qumështit drejt vendeve të Europë.
“Eksportet e produkteve shtazore janë përqendruar në vendin e rajonit. Deri më tani kemi eksportuar në Amerikë dhe Arabinë Saudite. Synimi jonë është që të eksportojmë në vendet e BE. Eksporti në vendet e BE vjen si garanci që institucionet tona japi, por edhe operatorët e biznesit garantojnë standardin e sigurisë ushqimore në këto vende. Pra ne jemi gati të aplikojmë në këto vende që ato më pas të vijnë e të na auditojnë, dhe të jemi në gatishmëri për eksport drejt BE”, tha Arjan Jakupllari zv. Ministër i Bujqësisë.
Por sa e ndihmon tregtia e jashtme blegtorinë ?
“Eksporti do të sillte rritjen e numrit të krerëve dhe përmirësim racor, si dhe përmirësimin e standardit në përpunim”, deklaroi Arjan Jakupllari zv. Ministër i Bujqësisë.
Por tkurrja e blegtorisë nuk mund te frenohet vetëm me zgjerimin e tregut, që produktet me origjinë shtazore nga Shqipëria, të konkurrojnë prodhimet e vendeve të tjera, fermeri shqiptare ka nevojë edhe për mbështetje financiare.
Top Channel