COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 18 qytetarë të infektuar dhe 7 të shëruar në 24 orët e fundit

17/02/2023 18:56

Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e Covid 19 për 24 orët e fundit, ku bëhet me dije se pas 435 testimeve kanë rezultuar të infektuar 18 qyetarë dhe fatmirësisht nuk ka pasur asnjë humbje jete. 

Janë 137 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin ndërsa aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë.

Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,643 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i plotë: 

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 435 testime, ka 18 qytetarë të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 7 të shëruar në 24 orët e fundit

17 Shkurt 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 435 testime, nga të cilët 18 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë:

11 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Lushnje, Sarandë, nga 1 qytetarë në Vau Dejës, Dimal, Elbasan

Janë 137 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,643 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 17 Shkurt 2023)

Raste të reja ditore 18
Të shëruar në 24 orë 7
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 435

Testime totale 2,036,635
Raste pozitive 333,376
Raste të shëruara 329,643
Raste Aktive 137
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 112
Fier 9
Shkodër. 4
Vlorë 5
Berat. 4
Durrës. 1
Elbasan. 1
Gjirokastër. 1

Top Channel