Për akuzat e vrasjes në rrethana cilësuese dhe të grupit kriminal, SPAK kërkoi dënimin me burg të përjetshëm të Ardian Capjas, i cili dyshohet se tentoi ti vërë kapakun hakmarrjes për eliminimin e të vëllait përmes vrasjeve të porositura.

Pasi e ka mbyllur në burg prej 2021, SPAK i lidh veprimet, e Çapjas me vrasjen e e Gentian Beqirit, një i dyshuar për vrasjen e Sokol Çapjas i cili mbahej nën arrest shtëpiak dhe të babait të tij Nezirit që ju hapi derën vrasësve duke kujtuar se po vizitoheshin nga miqtë e të birit.

Për krimin e dyfishtë SPAK implikon edhe Florenc Çapjan, për të cilin kërkoi dënimin me 25 vjet burg e po ashtu dënime të ashpra u kërkuan nga prokurori i posaçëm edhe për Olsi Lekun që shkoi në familjen Beqiraj së bashku Etien Canin duke qëlluar pa mëshirë e madje duke përdorur edhe një jastëk për t’i marrë jetën të moshuarit.

Për Olsi Lekun u kërkua burg i përjetshëm dhe për anëtarët e tjerë në krim Klajdi Dokoli dhe Etien Cani u kërkua nga 20 vite burgim.

Të gjithë këtë e zbërtheu i penduari dhe bashkëpunëtori i ligjit Ervis Bardhi dhe për këtë SPAK kërkoi si shpërblim ndaj tij vetëm 6 vjet burg. Edhe ky i fundit ishte një nga miqtë të cilëve i ndjeri kishte besim dhe i hapte derën.

Top Channel