“Top Story” nën drejtimin e Grida Dumës zhvilluan një intervistë ekskluzive më njeriun i cili ndërtoi Dubain, Mohamed Alabbar.

Ai u pyet edhe për deklaratat që Partia Demokratike ka bërë në lidhje me projektin madhështor që do të ndërtohet në Durrës dhe u shpreh se mjafton të tregojnë të vërtetën.

Grida Duma: Opozita ka bërë thirrje për të mos blerë dhe shitur prona nga “Yachst Marina”

Mohamed Alabbar: Mendoj që njerëzit janë të lirë. Opozita, në Shqipëri ka demokraci ata janë njerëzit e lirë dhe mund të thonë çfarë të duan. Unë shpresoj që njerëzit të thonë të vërtetën, këtë dua. Ndonjëherë njerëzit bëjnë komente të pavërteta, por unë nuk reagoj ndaj gjërave të tilla.

Top Channel