Një aksident ka ndodhur në kryqëzimin e “Vasil Shantos” në Tiranë, ku një makinë policie është përplasur me një mjet tjeter.

Nga aksidenti janë lënduar dy persona, ndërsa policët ishin në orar të punës.

Ata ishin në situatë emergjence duke i shkuar në ndihmë një patrulle tjetër që i kishte kërkuar pasi ishte vënë në ndjekje të dy personave me kapuç qe ishin larguar.

Të aksidentuarit u transportuan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.Të dy drejtuesve të mjeteve u është bërë testi i alkoolit, dhe ka rezultuar që asnjëri prej tyre, nuk kishte konsumuar pije alkoolike.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 05:15, te ura e “Vasil Shantos”, janë përplasur dy automjete, konkretisht automjeti tip “Skoda” i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 2 me drejtues Inspektor B. M., 31 vjeç, dhe automjeti tip “BMW” me drejtues shtetasin N. B., 36 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve, si dhe pasagjerët, shtetasi G. N., 38 vjeç, që ndodhej në automjetin tip “BMW” dhe punonjësi i Patrullës së Përgjithshme Inspektor J. B., 22 vjeç, që ndodhej në automjetin tip “Skoda”.

Të dëmtuarit ndodhen në spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Të dy drejtuesve të mjeteve, iu është bërë testi i alkoolit, dhe ka rezultuar që asnjëri prej tyre, nuk kishte konsumuar pije alkoolike.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel