Qendra e kulturës për fëmijë! Investimi bashkë me teatrin e kukullave gati për 2 vjet

15/02/2023 19:56

Sot u vu guri i parë i Qendrës së re Kombëtare e Kulturës për Fëmijë dhe Teatrit të Kukullave, me sipërfaqe rreth 5500 m2, pranë liqenit artificial të Tiranës. Ky do të jetë një pol i ri multikulturor dedikuar tërësisht fëmijëve.

Kjo do të jetë një sipërfaqe të shfrytëzueshme për aktivitete social-kulturore, ku përfshihen sipërfaqe skenike, performuese, klasa aktrimi, kërcimi, muzikë, pikturë, skulpturë etj.

Projekti do të shtrihet në 2 vite, duke filluar zbatimin nga 2023, dhe do të kushtojë rreth 1 miliard lek. Projekti parashikohet të mbulohet i gjithi nga fondet e buxhetit të shtetit.

Kjo qendër do të ketë hapësira të dedikuara edhe për prindërit, që nga ato që ofrojnë lehtësira si salla takimi apo multifunksionale.

Vendndodhja e kësaj qendre pranë Parkut të liqenit krijon mundësinë e lidhjes me natyrën, duke organizuar aktivitete brenda e jashtë ndërtesës. Projekti i është besuar BOE iRi Studio dhe do të jetë një risi tjetër arkitekturore për Tiranës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA