Rama në Zvërnec, qytetarët nisin protestën e gjashtë/ Nga sheshin “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, starton tubimi
Këtë të mërkurë, moti në vendin tonë do të jetë me kthjellime në zonën veriperëndimore, përgjatë luginave në verilindje dhe Juglindje do të jetë fenomeni i mjegullës por edhe prania e ngricave.
Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdetin e Jonit. Valëzimi do të jetë i forcës 2- me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje
Temperaturat minimale dhe maksimale: Zona malore -3/12°C, zona e ulët -1/17°C dhe zona bregdetare 6/16°C.
Edhe në Kosovë do të jetë me kthjellime , ngrica dhe mjegull të ngrirë në mëngjes dhe mbrëmje. Era do të jetë me drejtim Veri-lindje me shpejtësi 8 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre -3 C në mëngjes ndërsa në mesditë do të jenë me rritje 8°C – 11°C .
Top Channel