Protesta e Berishës/ Deputetët e përjashtuar nuk lejohen në Kuvend: Nuk kemi marrë masë përjashtuese por disiplinore, s’jemi kriminelë

13/02/2023 16:54

Ka nisur pranë Kuvendit protesta e udhëhequr nga lideri opozitar Sali Berisha, i cili po shoqërohet edhe nga deputetët që janë përjashtuar nga Komisioni i Etikës. 

Deputeti Luçiano Boçi dhe të tjerët të përjashtuar kanë kërkuar të hyjnë në seancë, me argumentin se është përjashtuar nga pjesëmarrja aktive në seancë por sipas tij mund të hyjë fizikisht në Kuvend pasi ka vetëm masë disiplinore dhe jo ndaluese.

Sipas tij deputetët e përjashtuar nuk kanë të drejtë page për dhjetë ditë por jo ndalim fizik, pra mund të mos flasë për procedurë apo për projektligje.

“Sipas nesh ja ku është vendimi i lëshuar nga sekretari I përgjithshëm. Është masë disiplinore dhe jo masë ndaluese. Pra sipas logjikës së tyre i bie të mos takojmë edhe njerëzit për 10 ditë. Unë nuk kam të drejtë të kërkoj fjalën, as për procedurë. Por nuk ka ndalim fizik për deputetët. Mund të ulen të ndjekin seancën pa folur. Tani më thoni kë të drejtë do të zbatojmë atë sipas një vendimi të gabuar, apo atë që thotë se masa është disiplinore. Është parlament policor që ka vrarë fjalën e lirë. Ku ka ndodhur të jenë të përjashtuar 8 deputetë. Por kjo bëhet sepse duhet që Rama të mos shqetësohet për të vërtetën tronditëse. Faktet kanë dalë. Detyra jonë është të përfaqësojmë njerëzit.  Duke të ikur arsyeja normal që të ikin dritat”, tha Boçi.

Boçi tha më tej: Betejën e kemi me Ramën dhe kukullat e tij në Parlament që japin urdhra me telefon për të goditur opozitën.  Apeli për qytetarët që t’i bashkohen protestës. ky regjim nuk duhet të vijojë më. Parlamenti ka vdekur dhe kjo dëshmohet me mënyrën si sillen me deputetët. Nëse sillen kështu me deputetët ku ja vënë qytetarëve kufirin e ekzistencës? I detyrojnë të largohen me vendimet e tyre.

Protesta e ditës së sotme do jetë një ndërthurje mes protestës që do bëjnë deputetët brenda Kuvendit, dhe ata që janë përjashtuar nga punimet e parlamentit, te cilët do të protestojnë jashtë godinës së bashku me mbështetësit.

Kjo protestë nuk do të jetë e vetmja, pasi Berisha paralajmëroi një valë protestash të shtunën.

Policia ka shtuar perimetrin e sigurisë pranë Kuvendit për të shmangur incidentet e mundshme.

Deputetet e përjashtuar nga seanca:

1. Luçiano Boçi,
2. Albana Vokshi,
3. Ina Zhupa,
4. Luan Baçi,
5. Tritan Shehu,
6. Ervin Salianji,
7. Gazment Bardhi,
8. Bledion Nallbati,

Kjo është protesta e dytë që zhvillon opozita në këtë muaj pas asaj të 11 shkurtit. Këto protesta kanë nisur pas skandalit të çështjes “McGonigal”, në të cilën u përmend edhe emri i kryeministrit Rama.

FOTO GALERI
5/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA