Kryeministri Edi Rama priti homologun e tij të landit të Bavarisë në Gjermaninë federale Markus Söder në një vizitë, 40 vite pas vizitës së kryeministrit të parë që shkelte në Shqipëri, Franz Josef Strauss.

Të dy liderët firmosën marrëveshje dy paleshe, kryesisht në fushën e biznesit dhe të arsimit.

Shefi i qeverisë u shpreh se Bavaria do të jetë një partner i rëndësishëm në revolucionin digjital të Shqipërisë

Duhet të vinte më parë dhe erdhi pandemia pastaj më ftoi mua në Bavari në një vizitë shumë speciale aty ku më premtoi se do të vinte shumë shpejt në Shqipëri dhe ja ku jemi. Kemi pasur diskutim konstruktiv se çfarë mund të bëjmë sëbashku. Bavaria është një shtëpi edhe për komunitete të rëndësishme shqiptare, aty janë rreth 10 mijë shqiptarë që punojnë. Diskutuam për të hapur një shtëpi të kulturës së Bavarisë në Tiranë. E pëlqeu dhe besojmë se do ta realizojmë sëbashku. Folëm edhe për të rinjtë të cilët duan të shkojnë në Bavari ose të shkojnë të studiojnë atje për të marrë më të mirat dhe për ta ardhur për të punuar në Shqipëri”, tha Rama.

Kryeministri i Bavarisë në fjalën e tij shprehu mbështetjen e pakursyer për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së si dhe vlerësoi reformat e bëra.

“Jemi takuar disa herë. Premtova të vij këtu sepse kemi të bëjmë me një lidhje historike mes Bavarisë dhe Shqipërisë. Ne e shikojmë veten si fqinjë dhe ura lidhëse. Evropa do të jetë e fortë vetëm nëse këto marrëdhënie do të forcohen. Me respekt dhe shpejtësinë e mundshme Shqipëria si një vend i qëndrueshëm të bëhet sa më shpejt pjesë e BE-së. Ne ndajmë ndjenjat e vlerësimit dhe kemi shpresë se çfarë do të bëhet prej Shqipërisë. Pika e dytë është që me marrëveshjen e sotme ne kemi ngritur një zyrë, mbi të cilin do të trajtohen marrëveshjet në teknologji, ekonomi, bujqësi, etj.

Një pikë tjetër është temat që kanë të bëjnë me arsimin. Ne e pranojmë ofertën tuaj për të ndërtuar këtu një shtëpi bavareze me kulturën Bavarezer. Kjo mund të kishte ardhur edhe prej meje, për erdhi prej jush dhe unë e pranoj me kënaqësi. Për ne është e rëndësishme sipërmarrjet bavareze, të cilat janë më të fuqishme në vendet europiane, pra kemi një dinamikë të konsiderueshme në këtë kategori. Po investohet në një teknologji, e cila prioritet të tërheqë sa më shumë njerëz.

Do të hapë këtu një zyrë kontaktesh që do të funksionojë në të dyja drejtimet. Njerëzit nga Shqipëria mund të vijnë të punoj në tek ne, në profesione të ndryshme. Njëkohësisht edhe arsimi, merr student të ndryshëm që duan të vijën. E sotmja është një shkak mjaft i mirë për të dyja palët. Është një ditë që dëshmon lidhjet mjaft të mira. Dëshirojmë të vijojmë marrëdhëniet. Që Shqipëria të gjejë sa më shpejt rrugën drejt Bashkimit Europian, ne do të ju mbështesim gjithmonë”, deklaroi Söder .

 

Top Channel