Industria e Përpunimit të Qumështit ka lajmëruar të gjitha pikat e shitjes se duke nisur nga data 15 shkurt, të gjitha nënproduktet e qumështit të dhisë dhe dele do të kushtojnë më tepër.
Ky ndryshim çmimi me vjen me justifikimi se një litër qumësht i të imtave tek fermerët blihet 20-30 lekë më tepër.
“Gjëja e parë që mund të them është se kjo rritje me planifikim nuk më pëlqen. Të duket sikur ka hile prapa”- tha Zef Gjeta, Ekspert Bujqësie
Në tabelën që po shihni në ekran janë të shënuara të gjitha produktet e bulmetit që konsumatorit do t’i kushtojnë më tepër. Një kilogram djathta dhie shqiptarëve do tu kushtojë 38% më tepër. Nëse deri me tani qytetarët një kilogram djathë dhie e kanë blerë 870 Lekë, pas 15 shkurtit i njëjti djathë do të kushtojë 1.200 Lekë kilogrami. Ndërsa djathin i deles do të kushtoje 24% më tepër. Kjo rritje çmimi sipas eksperteve të bujqësisë është abuzive.
“Ka 30 vjet që sektori zvogëlohet dhe dëmtohet nga pakujdesia. Ana tjetër është se këto prodhuesit e nënproduktit të qumështit në përgjithësi e gjejnë fjalën bashkë, këtë e them si vëzhgues dhe konsumator. Ka një marrëveshje midis tyre dhe kjo është në dëm të konsumatorit.”- tha Zef Gjeta, Ekspert Bujqësie
Produktet e bulmetit shqiptarëve po u kushtojnë gjithnjë e më shumë, kjo sepse stallat me gjë të gjallë sa vijnë e rrallohen. Sipas shifrrave të INSTAT vetëm në 5 vjecarin e fundit në Shqipëri ka 500 mijë dele më pak. Kjo vjen si pasojë e politikave të gabuara që ndjek ministria e bujqësisë.
“Në këtë rast me siguri kërkohet ndërhyrja e qeverisë së pari për të parë nëse ka nje marrëveshje dhe për të marë masa për të shtuar numrin e krerëve. Në mënyrë të domosdoshme duhet të mendojmë për plane afatgjata. Duhet të mbështesim fermerin, bariun”- tha Zef Gjeta, Ekspert Bujqësie
Fermerët ndryshe nga ministria e bujqësisë mendojnë që skema e duhur mbështetëse që do të sjellë zhvillimin e këtij sektori është lekë për litër qumësht, dhe subvencioni për krerë.
Top Channel