Tërmeti tragjik në Turqi/ Rikthehet shpresa për të mbijetuar, gjendet një person i gjallë pas 146 orësh nën rrënoja

11/02/2023 18:23

Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë gjetur një person të gjallë pas 146 orësh nën rrënojat e banesave në qytetin Antakya të Turqisë.

Ende nuk dihet se si është gjendja e të mbijetuarit, por pas kaq shumë orësh ka arritur të qëndrojë gjallë. Shumë persona ndodhen nën rrënoja, teksa shpresa për të gjetur të mbijetuar nuk është shuar nga ekipet, të cilët vazhdojnë punën intensive pa ndalur.

Ekipi i Top Channel që ndodhet në Turqi duke monitoruar situatën nga afër, raporton se ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në një godinë të shkatërruar totalisht.

Teksa situata po rëndohet akoma më shumë, ekipet ndodhen në luftë me kohën për të gjetur ende jetë nën rrënojat e frikshme të banesave.

Nga tërmetet e fuqishme të 6 shkurtit, numri i viktimave në Turqi dhe Siri ka arritur në mbi 25 mijë. Ende rreth 80 mijë persona janë duke u trajtuar në spitale, ndërkaq 1.05 milion persona kanë mbetur pa shtëpi.

Në orët e para të mëngjesit gjithçka u shkatërrua, ndërsa që prej asaj dite shumë prej tyre mbetën të bllokuar në mijëra banesat e shkatërruara. Në 10 provincat e prekura është shpallur gjendja e jashtëzakonshme e cila do të zgjasë për tre muaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA