LIVE/ Lufta në Lindjen e Mesme, goditet ambasada e SHBA-së në Riad, Izraeli nis operacione tokësore në Liban dhe bombardon Teheranin. Trump sulmon Starmer: S’ishte i dobishëm 03/03 18:42
Ka nisur para pak çastesh protesta e thirrur nga Sali Berisha, e cila po mbahet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Qytetarë të shumtë janë drejtuar drejt godinës së Kryeministrisë, ndërsa efektivët kanë krijuar një kordon mbrojtjeje.
Ndërkohë, dyert e kryeministrisë janë blinduar, për të shmangur depërtimin e protestuesve brenda godinës. Shtyllat janë lyer në mënyrë që protestuesit mos të prekin kamerat.
Sali Berisha, bashkë me aleatin e tij Ilir Meta, njoftuan këtë protestë pas arrestimit të ish-zyrtarit të lartë të FBI-së Charles McGonigal, në aktakuzën e të cilit përmendet edhe emri i kryeministrit Edi Rama.
Top Channel