Inter, mallkimi i penalltive vazhdon/ Fitorja e fundit në vitin 2017, Chivu shpjegon pse nuk gjuajtën Calhanoglu dhe Pio Esposito
Nedim Bajrami u huazua nga Empoli te Sassuolo, ekip ku ritakohet me trajnerin Alessio Dionisi. Ky i fundit insistoi për afrimin e mesfushorit ofensiv shqiptar, të cilit i dhuroi 23 minuta në ndeshjen ndaj Atalantës.
23-vjeçari iu afrua dy herë golit në debutim, por nuk ia doli dot. Dionisi është ndalur te afrimet e dyshes Bajrami-Zortea përpara takimit ndaj Udineses.
Më pas e bën skuadra diferencën. Kam një grup të mirë, që ua lehtëson përshtatjen lojtarëve të rinj. Jam i bindur se, siç kanë bërë deri tani, ata do t’i japin një dorë skuadrës.
Si unë dhe drejtuesit ishim dakord për këto dy afrime. Na janë larguar katër lojtarë, por ia dolëm të firmosnim me dy lojtarë të rinj dhe të motivuar”, u shpreh trajneri i Sassuolos.
Top Channel