Arbitri i ndeshjes Lecce-Roma, Gianluca Aureliano, ka folur me lojtarët vendas, menjëherë pasi u përshëndet me Jose Mourinhon.
Prej vitesh, me kamerat e pranishme brenda ambienteve të stadiumeve, shikuesve nuk u mungon asgjë nga ajo që ndodh në fushë dhe jashtë saj, para, gjatë dhe menjëherë pas një ndeshje futbolli.
“Sa ndeshje ka pasur? Çfarë ka fituar në botë? Ku ka luajtur futboll? Më thuaj”-u tha atyre Aureliano.
Sipas interpretimit të Edoardo Testonit dhe Simone Tiribocchi-t, komentatorëve të ndeshjes për “DAZN”, ka mundësi që arbitri t’i referohej pikërisht Mourinhos.
“Nuk ka luajtur. Kur bëhet kaq i madh…”, shtoi Aureliano.
Arbitri i ndeshjes, pra, mund të ketë diskutuar sukseset e portugezit me lojtarët e Lecces.
Top Channel