Fotot/ Shpëtuan një 26-vjeçare nga rrënojat, ekipi i shpëtimit derdh lot gëzimi

10/02/2023 09:51

Teksa po kalojnë mbi 100 orë që nga rënie e tërmetit vdekjeprurës në Turqi e Siri, mrekullitë me mbijetuarit vazhdojnë të ndodhin.

Edhe pse shpresat janë të pakta për të mbijetuarit që janë ende nën rrënoja, një 26-vjeçare është shpëtuar në provincën turke të Kahramanmaras.

Pas punës së suksesshme, ekipet e shpëtim-kërkimit kanë shpërthyer në lot gëzimi.

Tërmeti që goditi rajonin pranë kufirit të Turqisë dhe Sirisë, tashmë ka marrë jetën e mbi 21 mijë personave. Ekipet e kërkim-shpëtimit bënë përpjekjet e fundit gjatë natës të së enjtes për të gjetur të mbijetuar nën rrënojat e ndërtesave të shembura.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel