Drilon Hoxha i sjell publikut dhe vecanërisht të rinjve shqiptarë filmin e tij të rradhës Ego.

Me një kast të jashtëzakonshëm akotorësh si Viktor Zhusti, Rajmonda Bulku, Bujar Asqeriu, Sokol Angjeli, Zamira Kita, Mehdi Malkaj, Natasha Sela, Xhulia Musagalliu, Evi Imami, Klark Morinaj dhe vetë ai protagonist, filmi na përball me ambicien dhe problemet me të cilat përballet një i ri shqiptar.

Përpjekjet dhe sakrificat që shpesh janë të kushtëzuara nga problemet ne familje, si dhe egoja apo kokëfortësia personale për të mos u kthyer pas për gjërat që ndodhin. Por romanca nuk mund të mungojë në asnjë krijim të artistit.

Gjatë përballjes me një jetë të vështirë, heroi i filmit dashurohet me vajzën që familja e tij ëndërron. Një dashuri që fillon e kushtëzuar nga mentaliteti familjar. Dhe një thirrje për ndryshim në emër të dashurisë. Filmi Ego pas premierës së të mërkurës është tashmë në sallat e kinemasë.

Top Channel